Punëtorët e KEK-ut sot në protestë

Punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të mbajnë protestë, përpara zyrave qendrore të KEK-ut. Protesta është njoftuar të fillojë në orën 11:00. Sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, protesta organizohet si pasojë e mosrealizimit të kërkesave legjitime të punëtorëve nga menaxhmenti dhe institucionet përgjegjëse. Nga Sindikata pohojnë se ka pasur dialog dhe njoftime…

Lajme

24/12/2025 08:41

Punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të mbajnë protestë, përpara zyrave qendrore të KEK-ut.

Protesta është njoftuar të fillojë në orën 11:00.

Sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, protesta organizohet si pasojë e mosrealizimit të kërkesave legjitime të punëtorëve nga menaxhmenti dhe institucionet përgjegjëse.

Nga Sindikata pohojnë se ka pasur dialog dhe njoftime të vazhdueshme sindikale mbi kërkesat e punëtorëve.

“Pa punëtor nuk ka energji. Pa dinjitet nuk ka KEK” thuhet në njoftim.