Punëtorët e KEK-ut kërkojnë 1100 euro pagë mesatare, Llumnica: Duam nivelizimin e pagave të punëtorëve të KEK-ut dhe pagën e 13-të

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, sot po proteston me kërkesë për rritje pagash. Kryetari i kësaj Sindikate, Nexhat Llumnica para protestuesve dhe mediave, ka lëshuar një video ku dëgjohet kryeshefi i KEK-ut, Gramos Hashani, teksa thotë se paga mesatare në KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike në Kosovë. “Të nderuar…

Lajme

24/12/2025 11:26

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, sot po proteston me kërkesë për rritje pagash.

Kryetari i kësaj Sindikate, Nexhat Llumnica para protestuesve dhe mediave, ka lëshuar një video ku dëgjohet kryeshefi i KEK-ut, Gramos Hashani, teksa thotë se paga mesatare në KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike në Kosovë.

“Të nderuar punëmarrës, kryeshefi i KEK-ut, jo vetëm që nuk është i i nteresuar të zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, por po na thotëqë i keni pagat më të larta në Kosovë.Sigurisht se ai po e mendon shërbyes civil sikur ndërmarrjet publike e hiq më larg sikur KEK-un që sot vdesin 1% të stafit. Kryeshefi i KEK-ut na tha që i keni mbi 1100 e diçka euro pagë mesatare. Ne sindikata e re e KEK-ut e dimë që paga bazë, mesatarja e pages bazë është rreth 750 euro.  Kam thënë që e kam një surprizë, e ajo surprizë është mos me ia shkel pagën kryeshefit, pra ne nga këtu kërkojmë 1100 euro pagë mesatare. Për të mbet kjo pagë mesatare, duhet të shtohen edhe 350 euro për secilin puëtorë në bazë të pagës mesatare. Prandaj, nga këtu, kjo kërkesë do të jetë legjitime dhe nuk do ta anashkalojmë asnjëherë deri në grevë. Ne do të kalojmë nëpër procedura ligjore, ashtu siç e kiemi bërë me Shoqatën Sindikale të KOSTT-it, të cilët pas tre muajsh kanë arritur të rritin pagën 150 euro, ani pse menaxhmenti ka bërë thirrje mos me e bë publike, edhe 1000 euro për fundvit i kanë marrë si rezultat i presionit sindikal”, ka thënë Llumnica.

Ai ka thënë se do t’i provojnë të gjitha hapat deri te greva për të realizuar kërkesën e tyre.

“Kërkesa tjetër, ne e kemi pa sigurimin fizik të gjithë janë lavdëru këtu se i kemi kthy, ama kompanisë private ia kanë dhënë 2 milionë e 700 mijë euro, kurse punëtorëve që i kanë kthy në KEK,. prej frikës që mos po pasurohen punëtorët, ia kanë dhënë më pak se 1 milionë e 800 mijë euro. Pra, këta punëtorë kanë pagë nën minimale, pagë 400 euro. Ne nuk kërkojmë më shumë, vetëm se të nivelizohen pagat me punëtorët e KEK-ut pasi që tash po iu thojmë punëtorë të KEK-ut.  Kërkesën tjetër e kemi pas për pagën e 13-të. Kemi dëgju në sektorin publik e sektore të ndryshme, pagë të 13-të duke iu kërku  duke iu dhënë. Ne kemi pa ndërmarrje shumë më të vogël e joprofitabile, 600 euro për fundvit. Kemi pa ndërmarrje shumë më të vogël e joprofitabile, që ndihmohet prej buxhetit e taksapaguesve 500 euro për fundvit,. Kemi pa ndërmarjre publike që varet prej neve siç është KOSTT që i ka 1000 euro për fundvit, edhe 150 euro ngritje të pagave”, ka shtuar Llumnica.

Ai ka thënë se kjo çka po bën bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut po duket të bëhet për inat.

“Pse bre, po këta punëtorë janë ata që e mbajn prodhimin. Ne shumë herë kemi punu pa menaxhment fare, dhe jemi të bindur se prodhimin e mbajm edhe sot.  Na thanë se përformanca është e dobtë. Jam i bindur se përformanca e punëtorëve të KEK-ut është shembullore, por keqplanifikimi, keqmenaxhimi nuk është faj i joni. Në fund, nëse ki8 një investim strategjik siç ka ndodh modernizimi i turbinave si-ç po arsyetohen, ne nuk mund ta quajmë humbje atë por keqplanifikim, sepse ata 7 muaj që kanë nejt në këtë vit me termocentral ndalur nuk është dashur edhe sivjet edhe vitin e ardhshëm, sepse për të njëjtën kohë kan mujt me e ba.  Kurrë askush nuk dështon për asgjë tjetër vetëm për keqplanifikim”, ka shtuar Llumnica.

Ai i ka lutur bordin, menaxhmentin e KEK-ut dhe Ministrinë e Ekonomisë, që t’i kthejnë sytë nga punëtorët e KEK-ut pasi që ka thënë se rrezikojnë por nuk iu paguhet rrezikshmëria, vdesin në punë dhe nuk merren parasysh, sfidohen për pajisje personale mbrojtjëse por përsëri nuk e ndalin prodhimin.

Ai ka thënë se kryesia e Sindikatës nuk do të marrë pjesë në festën për fundvit, pasi që ka thënë se do të solidarizohen me punëtorët e KEK-ut.

“Ose do të festojmë të gjithë së bashku, ose askush”, ka shtuar mes tjerash Llumnica. /Lajmi.net/