Punësimet partiake, Kryeministri: Po çuditem me do që po na japin moral

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar edhe një për taksën, duke thënë se tarifa nuk hiqet por dialogu duhet të vazhdojë.

Lajme

19/03/2019 15:46

Kryeministri ka folur edhe për punësimet partiake, ku ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka më së paku gisht në këtë proces.

Duke ju përgjigjur deklaratës së ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy problemet më serioze me të cilat po përballet Kosova.

“Punësimi i disa të rinjve ose të afërmeve qoftë me mu ose Aleancës, shiqoni aleanca ka 10 % besimin e popullit të Kosovës, tash na thonë i 16, por në institucione përfaqësojmë 1 për qind. E mirëpres kritikën e ambasadorit, e meriton edhe Britania me na kritiku.”

Haradinaj ka thënë se “po çuditem do që po mundohen me na dhënë moral”, duke adresuar këtë problem edhe të krerët e koalicionit.

“Jam kundër abuzimeve me punës… por më të diskriminuarit janë njerëzit e AAK-së”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të ndalohet nepotizmi.

Ai ka qenë i ashpër me abuzimet që kanë bërë njerëzit e pushtetshëm të cilët kanë emëruar pa merita njerëz politik në pozita të institucioneve të pavarura. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Veseli kritikon ashpër abuzimin e njerëzve të pushtetshëm për punësimet politike