Punën si automekanike e bënë tash e disa vite, e dëshira për këtë profesion vetëm se është rritur
Dorentina Qerimi është automekanikja e cila qysh në moshën 10 vjeçare e ka filluar këtë punë duke i ndihmuar babait të saj. Ajo tregon se në fillimet e saj ka pasur pengesa të shumta për shkak të gjinisë ku shpesh është paragjykuar me fjalët se një grua nuk mund të bëjë punën që bënë një…
ShowBiz
Dorentina Qerimi është automekanikja e cila qysh në moshën 10 vjeçare e ka filluar këtë punë duke i ndihmuar babait të saj.
Ajo tregon se në fillimet e saj ka pasur pengesa të shumta për shkak të gjinisë ku shpesh është paragjykuar me fjalët se një grua nuk mund të bëjë punën që bënë një mashkull.
Qerimi thotë se përkrahjen më të madhe e ka marrë nga burrat dhe jo nga gratë.
“Prej meshkujve kum pas ma shume përkrahje se sa prej femrave”, ka thënë Qerimi.
Ndryshe ajo tregon se përveç punës si automekanike punon edhe në një lokal si shankiste, kamariere e menaxhere.
Ajo mes tjerash ka dhënë dhe një mesazh për gratë shqiptare “jepni zor punoni bëni gjithçka tuajen se ja vlen”.
Ndërkaq Dorentina ka treguar edhe për sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të arritur besimin e klientëve.
“Kërkush nuk i ka këpucët e mia me ditë çka kam hek me arrit qitu për me fitu besim në klient”, ka thënë Qerimi. /Lajmi.net/