Punëkryesi e lë ‘shkel e shko’ “Kurrizin” (Foto)

Ndërtimi i platesë mbi “Kurriz” në Dardani të Prishtinës ka përfunduar. Por, punëkryesi i ka lënë edhe disa punë pa kryer.

Lajme

22/04/2018 12:00

Tashmë ka kohë që punëtorët e kompanisë “Rexha” nuk shihen më mbi platon e Kurrizit. Punimet kanë përfunduar, por disa detaje kanë mbetur të pa kryer. Punëtorët e kompanisë “Rexha” janë dislokuar për të sanuar sheshin “Adem Jashari” përballë objektit të Komunës së Prishtinës.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thanë për lajmi.net se platoja ka përfunduar së ndërtuari, por ende nuk është bërë pranimi teknik për të.

Ndërkohë, ajo nuk po mirëmbahet nga askush. Pishat mbi të janë tharë, dhe gjelbërimi i prezantuar nga kryetari Ahmeti gjatë fillimit të punimeve nëpërmjet pamjeve vizuele, nuk po shihet askund, ose në atë pjesë që ka mbirë e ka pamjen e gjelbërimit që shihet skaj rrugëve të magjistralëve.

Madje në një pjesë, nuk janë shtruar fare pllaka.

Fiks më 8 qershor 2015, kompania “Rexha&Loni” dhe Komuna e Prishtinës kishin nënshkruar kontratë për ndërtimin e Bulevardit mbi “Kurriz” në lagjen “Dardania” në vlerë prej 948 mijë e 825 euro. Punimet ishin paraparë të kryhen për 180 ditë pune. Nga koha kur është lidhur kontrata e deri më tani janë bërë rreth tri vite.

Në vend të ndëshkimit për shkak shkeljes së kontratës, për mos kryerjen në kohë të punëve për ndërtimin e Bulevardit mbi Kurrizi, zyra e prokurimit e Komunës së Prishtinës kishte vendosur që përsëri të shpërblej me tender kompaninë “Rexha”, e cila se bashku me kompaninë “Eko group”  janë përzgjedhur fitues për tenderin “Sanimi i dyshemesë urbane të Sheshit “Adem Jashari”. Vlera e përgjithshme e kontratës është 311.853,00 euro.

Ndryshe, tenderin për Ndërtimin e Bulevardit e pati fituar kompania “Rexha”, me pronar Samir Rexha. Kjo kompani ka blerë pllakat dhe kubëzat nga kompania “R.U.B.”, ku bashkëpronar është edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Jusuf Ulaj, bashkëshorte e të cilit është motra e pronarit të kompanisë “Rexha”. Shumica e kubëzave të shtruar në Prishtinë gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë të kompanisë “R.U.B. shpk”.

Më poshtë mund të shini disa fotografi ku tregojnë për mos kryerjen e punimeve në tersi. /Lajmi.net/

2 3 4 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21

24-copy 25-copy 26-copy 27-copy 28 29 30-copy 31-copy 32-copy 33-copy

34 35-copy 36-copy 37 38 39 40 41 42 43 44