Punëdhënësi japonezë: Gjumi pjesë e përgjegjësive për punonjës

Punëdhënësit japonezë kanë vendosur që gjumi në punë të bëhet pjesë e përgjegjësive të punës për çdo punonjës.

Lifestyle

19/01/2020 14:01

Nuk është e thënë që punonjësit do të marrin disa minuta për të mbyllur sytë në kompjuterin e tyre, por përkundrazi do të pajisen me një dhomë gjumi.

Ata e bënë këtë pasi një studim i ri zbuloi përgjumje të punonjësve, i cili më pas ndikoi në performancën, dhe kompanitë japoneze kushtuan sa 138 miliard dollarë në vit.

Pra sugjerimi i punëdhënësve dhe Ministrisë japoneze të shëndetësisë është që punonjësit të paktën gjysmë ore të flejnë në orët e para të pasdites, përcjellë albinfo.ch.

Nextbeat, një kompani japoneze e informacionit, përqafoi menjëherë trendin dhe menjëherë ngriti dy, siç thonë ata, “dhoma gjumi strategjike” për punonjësit e saj.

Dhomat janë të pajisura me pajisje që heqin zhurmën, shtretër dhe sofas, dhe celularët, tabletat dhe laptopët janë rreptësisht të ndaluar.