Puna e zjarrëfiksëve ndër më të rrezikshmet – Sfidat dhe problemet e tyre: Flet kreu i sindikatës
Puna e zjarrëfiksit përveç rreziqeve që bart në vete në rastet e intervenimeve, ajo mbartë në vete edhe një sërë përgaditjesh që duhet të bëjë punonjësit. Ekipi i lajminet ka ndjekur nga afër se si bëhen përgaditjet gjatë një intervenimi, shkruan lajmi.net. Përveç që duhet të pajisen shpejt, ata edhe duhet të intervenojnë sa ma…

Lajme
Puna e zjarrëfiksit përveç rreziqeve që bart në vete në rastet e intervenimeve, ajo mbartë në vete edhe një sërë përgaditjesh që duhet të bëjë punonjësit.
Ekipi i lajminet ka ndjekur nga afër se si bëhen përgaditjet gjatë një intervenimi, shkruan lajmi.net.
Përveç që duhet të pajisen shpejt, ata edhe duhet të intervenojnë sa ma shpejt të jetë e mundur në rastet kur u kërkohet.
Për problemet që kanë zjarrëfiksit ka folur edhe kryetari i sindikatës së tyre, Muharrem Beka.
Ai thotë se në këtë sektor problemet janë të shumëfishta, duke filluar me pagat e deri te organizimi i këtij sektori.
“Me koeficientin e pagave, zjarrëfikësit nuk janë të kënaqur me rangimin e tyre sipas ligjit të pagave, në raport me shërbimet tjera emergjente jemi në nivelin më të ulët, te një zjarrëfikës koeficienti është 5, mirëpo, nuk është problemi vetëm te pagat, problem kryesor është te organizmi i shërbimit, është te sistemi, që fatkeqësisht jemi pa përkujdesje institucionale, madje ne nuk e dimë se kush është përgjegjës për zjarrëfiksin”, tha Beka.
E krahas punës që bëjnë, Beka shton se është e vërtetuar me analiza se puna e zjarrëfikësit është ndër më të rrezikshmet pas minatorëve që punojnë në miniera.
“Zjarrëfiksit janë ndër shërbimet me rrezikshmërinë më të lartë, të kategorizuara sipas rrezikut në punë, analiza e rrezikut në punë, i ka kategorizuar zjarrëfikësit në vendin e dytë pas minatorëve”, theksoi ai.
Tutje ai tregon në detaje në situata të cilat është i detyruar të punojë një zjarrëfikës./Lajmi.net