Pulisic do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Man City
Christian Pulisic ka gëzuar tifozët e Chelsea, para një ndeshje mjaft të rëndësishme.
Sport
Në kuadër të Premierligës, Chelsea do të ketë punë me kampionët në fuqi, Manchester City.
Në dyshim për këtë ndeshje ishte Christian Pulisic, i cili nuk luajti me kombëtaren e SHBA-ve, si pasojë e një lëndimi të pësuar.
Por, Lampard ka bërë të ditur se lojtari do të jetë në dispozicion, pasi pushimi i ndihmoi për rikuperimin.
“Ai nuk shkoi në grumbullimin me kombëtaren, pasi ai ishte në telashe pas ndeshjes ndaj Crystal Palace” ka thënë fillimisht Lampard, transmeton lajmi.net.
“Ai është stërvitur këtë kohë dhe tani është në gjendje të mirë” ka thënë tutje trajneri i Chelsea.
Pulisic ka treguar një formë të lartë së fundmi me Chelsea, duke fituar besimin e Frank Lampard. Mbetet të shihet nëse ai do të luajë nga minuta e parë. /Lajmi.net/