Pulisic arrin në Milano: Jam i emocionuar, mezi pres të filloj punën me ju

Futbollisti i Kombëtares së Amerikës, Christian Pulisic sot ka arritur në Milano për ta kompletuar transferimin në ekipin italian. 24-vjeçari u largua nga Chelsea dhe pritet që skuadra e AC Milan të paguaj rreth 20 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan Lajmi.net Pas arriti në aeroportin e Milanos, futbollisti me prejardhje kroate tha disa…

Sport

12/07/2023 10:01

Futbollisti i Kombëtares së Amerikës, Christian Pulisic sot ka arritur në Milano për ta kompletuar transferimin në ekipin italian.

24-vjeçari u largua nga Chelsea dhe pritet që skuadra e AC Milan të paguaj rreth 20 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan Lajmi.net

Pas arriti në aeroportin e Milanos, futbollisti me prejardhje kroate tha disa fjalë për tifozët.

“Përshëndetje tifozë, sapo kam arritur në Milano. Jam shumë i emocionuar. Mezi pres të filloj punën”, ishin fjalët e para të Pulisic pas arritjes në qytetin italian.

Pulisic ka pasur një karrierë tejet interesante edhe pse është ende i ri në moshë. Ai luajti për Dortmundin qysh prej vitit 2014 dhe më pas u transferua në Chelsea.

Në 297 paraqitje në total në të gjitha garat dhe klubet, Pulisic realizoi 59 gola dhe bëri 60 asiste./Lajmi.net/