“Pulat e Pitritit” në Pejë (Foto)
Të gjithë ju që mbani mend mësimin e shkronjës “P” të abetares, “Pulat e Pitritit”, natyrisht se do të ndërlidhni kujtimet e fëmijërisë edhe me fotot e kësaj ferme të suksesshme në Pejë.

Lajme
Kjo është ferma “Katundi”, e cila posedon rreth 1500 pula, 500 pesë muajsh dhe 1000 që kanë nga një muaj e gjysmë.
Siç e shpjegojnë vet ideatorët dhe pronaret, që e kanë hapur edhe një faqe në Facebook, me emrin ‘Katundi’, koncepti i biznesit është pula në kullosje të lirë.
Qëllimi i kësaj ferme është që të prodhojnë vezë dhe mish të pulave/gjelave, siç njihet në popull, të katundit, por të cilat janë të trajtuara dhe të kontrolluara me kujdes që të jenë të shëndosha dhe të lira nga toksinat.
Hapësira e fermës është 70 ari. (lajmi.net)