Pula: Në veprën penale për çka po hetohen këta komisionerë, dënimi maksimal mund të jetë deri në 5 vite burgim
Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokurori i Shtetit, Laura Pula përmes një konference për media ka foluar për manipulimet e votave. Ajo ka treguar se me sa vite burgim mund të dënohen komisionerët e arrestuar sot në Malishevë dhe ata që janë arrestuar ditë më parë në Prizre. “Dënimi maksimal në rastin konkret të veprës…
Lajme
Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokurori i Shtetit, Laura Pula përmes një konference për media ka foluar për manipulimet e votave.
Ajo ka treguar se me sa vite burgim mund të dënohen komisionerët e arrestuar sot në Malishevë dhe ata që janë arrestuar ditë më parë në Prizre.
“Dënimi maksimal në rastin konkret të veprës penale bnga neni 216 paragrafi II, se kemi të bëjmë me persona të zgjedhur, parashihet deri në 5 vite burgim”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka thënë se do të kërkojnë dënimin maksimal për ta.
“Do të kërkojmë dënimin maksimal, nuk është në dorën tonë të gjykojmë. Në dorën tonë është të përpilojmë aktakuzën si duhet me elementine dashjes, për çka konsideroj se në këtë land ka pas dashje”, ka shtuar Pula. /Lajmi.net/