Pudingu që ndihmon në djegien e kalorive, mund ta bëni për 5 minuta
Avokadot përmbajnë sterole bimore, të tilla si beta-sitosterol, që kanë veti anti-estrogjenike. Ato janë në gjendje të bllokojnë receptorët e estrogjenit në qelizat tona dhe të zvogëlojnë normat e absorbimit të estrogjenit.
Lifestyle
Kështu, arrihet edhe rritja e niveleve të progesteronit në gratë dhe nivelet e testosteronit tek meshkujt, transmeton lajmi.net.
Shumica e njerëzve nuk e dinë se avokadot kanë veti të fuqishme anti-plakje që gjenden në mish dhe vaj.
Përveç të tjerave, ajo ndihmon edhe në djegien e kalorive të tepërta të cilat akumulohen përgjatë konsumimit të ushqimeve, kryesisht atyre të shpejta.
Por, ekziston një lloj pudingu me çokollatë, i cili nuk merr shumë kohë për t’u përgatitur dhe është mjaft efektiv në humbjen e peshës, recetën e të cilit do ta gjeni më poshtë.
Përbërësit:
- 3 avokado të mëdha (të qëruara)
- 1/4-ta e filxhanit pluhur kakaoje
- 3-6 lugë gjelle qumësht arre kokosi
- 1 lugë çaji ekstrakt vanillje
- 2 lugë çaji vajë kokosi
- 2 lugë gjelle mjaltë të përpunuar
Udhëzimet:
- Kombinoni avokadon, pluhurin e kakaos, qumështin e arrës së kokosit, vanillën, vajin e kokosit dhe mjaltën në një blender. Përzieni fort për një minutë, deri të krijohet një përzierje homogjene.
- Futeni në frigorifer për 30 minuta. /Lajmi.net/