Publikon imazhin me shuma të majme parash në veturë, Noizy: Është sa për video
Reperi Noizy është ndër artistët më të kërkuar të estradës.

ShowBiz
Ai është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte, ku argëton fansat me këngët më të reja të tij, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Noizy ka postuar një foto në të cilën shfaqet në veturë, para tij gjendej një shumë e madhe parash.
“Eshte thjesht sa per video”, ka shkruar reperi mbi fotografi në të cilën pranoi shumë pëlqime dhe komente nga ana e fansave.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Noizy është “Aishe”, këngë kjo në bashkëpunim me Altin Sulkun. /Lajmi.net/