Publikoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë
Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri. Rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic të Suharekës, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas Policisë, pistoleta me gaz që lidhet me rastin i përkiste…
Lajme
Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic të Suharekës, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, pistoleta me gaz që lidhet me rastin i përkiste të dyshuarit tjetër. Arma është konfiskuar nga organet e rendit.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri kishte publikuar një foto me armë zjarri në rrjete sociale, ndërsa arma-pistoleta me gaz ishte e të dyshuarit tjetër”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/