Publikohet video e plotë: Momentet e tensionuara mes Zelenskyt, Trump dhe Vance

Tashmë është publikuar video e plotë nga përplasja verbale mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Siç raporton “The Telegraph”, presidenti amerikan ka akuzuar presidentin ukrainas se ka mungesë respekti dhe ka kërkuar nga ai që ta falenderojë për përkrahjen amerikane. “Po tentojmë të zgjidhim një problem. Mos na tregoni neve se…

Bota

28/02/2025 20:07

Tashmë është publikuar video e plotë nga përplasja verbale mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Siç raporton “The Telegraph”, presidenti amerikan ka akuzuar presidentin ukrainas se ka mungesë respekti dhe ka kërkuar nga ai që ta falenderojë për përkrahjen amerikane.

“Po tentojmë të zgjidhim një problem. Mos na tregoni neve se çfarë të ndjejmë, sepse nuk jeni në një pozicion për të na thënë atë saktësisht. Nuk jeni në pozicion që të diktoni se çfarë të ndjejmë”.

“Nuk jeni në një pozicion shumë të mirë tani. Nuk keni kartat me neve, do të filloni të keni probleme menjëherë” – citohet se ka thënë Trump, transmeton Nacionale.

Tutje, Trump ka paralajmëruar Zelenskyn se Ukraina duhet të bëjë marrëveshje me ShBA-të, ose Uashingtoni do ta ndalojë përkrahjen e tij.

“Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ju ose do të bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë, dhe nëse jemi jashtë, ju do të luftoni” – ka thënë Trump.

Video e plotë e përplasjes:

YouTube player