Publikohet video: “Dilni të gjithë jashtë, do të kthehemi” dëgjohej nga skena kur nisi zjarri në diskotekën në Koçani

Të paktën 59 persona kanë vdekur dhe qindra janë lënduar nga zjarri i madh që kaploi një objekt të modifikuar si diskotekë në Koçani. Në momentin kur të gjithë presin informacione për identifikimin e viktimave në rrjetet sociale vazhdojnë të dalin video dëshmuese për tmerrin në këtë diskotekë. “Dilni të gjithë jashtë, do të kthehemi”,…

Lajme

16/03/2025 14:05

Të paktën 59 persona kanë vdekur dhe qindra janë lënduar nga zjarri i madh që kaploi një objekt të modifikuar si diskotekë në Koçani.

Në momentin kur të gjithë presin informacione për identifikimin e viktimave në rrjetet sociale vazhdojnë të dalin video dëshmuese për tmerrin në këtë diskotekë.

“Dilni të gjithë jashtë, do të kthehemi”, dëgjohej nga skena, ndërsa në sfond dëgjoheshin piskama të të pranishmëve që donin të largoheshin nga ky vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Informacionet e para janë se MPB ka lëshuar fletarrest për katër persona si të dyshuar për zjarrin kurse prokuroria është duke marrë në pyetje disa persona të përfshirë.