Publikohet vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë, ky është orari i syfyrit dhe iftarit

Është publikuar vaktia e ramazanit 2026. Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari është në orën 17:21. Agjërimi i ditës së parë zgjat 12 orë e 32 minuta, ndërsa drejt fundit të muajit, kohëzgjatja e agjërimit rritet deri në 13 orë e 51 minuta. Muaji i Ramazanit përfundon me…

Lajme

29/01/2026 13:11

Është publikuar vaktia e ramazanit 2026.

Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari është në orën 17:21. Agjërimi i ditës së parë zgjat 12 orë e 32 minuta, ndërsa drejt fundit të muajit, kohëzgjatja e agjërimit rritet deri në 13 orë e 51 minuta.

Muaji i Ramazanit përfundon me Fitër Bajramin, i cili festohet të premten, më 20 mars 2026, ndërsa namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18.

Kjo vakti përfshin oraret e sakta të syfyrit, iftarit dhe namazeve dhe shërben si udhërrëfyes ditor për besimtarët në Kosovë gjatë gjithë muajit të agjërimit./Lajmi.net/