Publikohet traileri i filmit “Vulë”, premiera në Tiranë

U publikua traileri i filmit shqiptar "Vulë".

ShowBiz

18/04/2019 11:24

Në Youtube është publikuar traileri i filmit shqiptar “Vulë”, premiera e të cilit pritet të jepet shumë shpejtë në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Filmi i cili është nën regji të Valmir Tertinit flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Xhirimet e tij kanë përfunduar në muajin tetor të vitit që e lamë pas ndërsa së fundmi doli edhe traileri në Youtube.

Pas punës me shumë përkushtim, regjisori Valmir Tertini është shprehur i kënaqur për këtë projekt. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ai i ka ndarë me miqtë disa fjalë.

“Nder dhe kënaqësi, të ndajë me Ju trailerin e filmit VULE Ju falënderoj nga zemra, për kontributin e dhënë në këtë projekt. Shumë shpejt, premierë në Tiranë”, tha ai./Lajmi.net/

YouTube player