Publikohet skandali: I biri i Joe Biden e tradhtoi gruan me kunatën e vejë, e më pas e tradhtoi edhe atë me motrën e saj!

Komplikime të shumta janë bërë që nga viti 2020 kur filluan të publikohen mesazhet që u gjetën në laptopin e Hunter, por tani gjërat janë bërë shumë me spec!

Fun

25/02/2021 10:05

Hunter Biden ka lënë gojëhapur të gjithë botën me sekretet që u zbuluan nga laptopi i tij. Vjet, gjatë kampanjës elektorale, u zbulua se Hunter kishte lënë një laptop në një dyqan riparimi, por e kishte braktisur sepse ai nuk u kthye ta marri kurrë, shkruan lajmi.net.

Arsyeja e kësaj është akoma e paditur, mirëpo çfarë është e sigurt, është se kjo nxori shumë probleme për babanë e vet. Në atë kohë, Trump po përpiqej të gjente ndonjë sekret të ndytë për familjen tani presidenciale, dhe laptopi i braktisur ishte gjithçka që atij iu desh.

Hunter dhe Kathleen Biden

 

Pas bërjes publike të ndodhisë, FBI e konfiskoi laptopin, dhe disa prej mesazheve janë bërë publike. Hunter Biden, e tradhtoi gruan e tij me gruan e vejë të vëllait të tij të ndjerë. Më pas, pasi u bë publike lidhja e tyre, ai e tradhtoi EDHE atë, me motrën e saj!

Është sikur skandalet nuk kanë të ndalur. Ai gjithashtu ka pranuar se ka lënë shtatzënë një prostitutë, gjë që më parë e kundërshtoi.

Në laptopin e tij u gjetën shumë fotografi të festave dhe netëve që ai kaloi i rrethuar nga prostitutat, dhe gjithashtu shumë dëshmi të abuzimit me lëndë narkotike.

Babai i 5 fëmijëve, tani 51 vjeç, u nda nga gruaja e tij Kathleen në vitin 2015, shkruan lajmi.net. Vëllai i tij Beau ndërroi jetë atë vit nga kanceri në tru, dhe ai filloi të shoqërohej me kunatën e tij të vejë.

Ai dhe kunata e tij, Hallie, 46 vjeçe, u bën çift në vitin 2016, tha Hunter në një intervistë para dy viteve. Lidhja e tyre u bë publike në mars të vitit 2017, dhe Joe Biden e dha bekimin për lidhjen e tyre.

Beau dhe Hallie Biden
Hunter dhe Hallie Biden

 

Por mesazhet që u gjetën në laptop, tregojnë se ai në fakt ishte në një lidhje romantike me kunatën e tij edhe më herët, por nuk ndalon aty.

Mesazhe të nxehta u dërguan mes tij dhe motrës së Hallie, Elisabeth, në kohën kur ai ishte në lidhje me Hallie. Elisabeth është 49 vjeçe, dhe në mesazhet që u dërguan mes tyre, Hunter kishte ofruar asaj që ta mësonte se si të masturbonte.

Ai gjithashtu kishte diskutuar me të për t’i blerë asaj të brendshme, dhe ajo i referohej Hunter si princi i saj.

Elisabeth Secundy – Motra e Hallie Biden

 

Lidhja e tyre vazhdoi deri në vitin 2018, dhe për një kohë ata edhe jetuan bashkë. Jeta romantike e Hunter është shumë skandaloze dhe e komplikuar që nga ndarja me Kathleen, shkruan lajmi.net.

Pasi e pranoi që e la lënë shtatzënë një prostitutë, ai u martua me gruan e tij të tanishme, Melissa, vetëm 6 ditë pasi që e takoi në vitin 2019. Ai tani ka një djalë me të, të cilin e ka quajtur pas vëllait të tij të ndjerë, Beau.

Pasi gjërat u dukën sikur po qetësohen paksa, Hunter e gjeti vetën prapë në ujëra të trazuara pasi u bë publike përmbajta në laptopin e tij, dhe u publikuan fotografitë e tij nën ndikimin e substancave narkotike dhe festave me prostituta, PASI ishte martuar përsëri.

Hunter dhe Melissa Biden

 

Aty janë kuptuar nga email të shkëmbyer me një kompani kineze, 6 mashtrime dhe shmangie të pagimit të taksave që ai ka bërë për marrëveshjet e tij biznesore.

Në mesazhet që u gjetën në laptop, njëri prej tyre ishte nga Kathleen, që e kihte akuzuar Hunter që kishte bërë seks me Hallie, një ditë pasi vëllai i tij ndërroi jetë, shkruan lajmi.net.

Lunden Roberts – Prostituta që Hunter la shtatzënë

 

Në një tjetër mesazh, Hallie e akuzoi Hunter se nuk kishte qenë besnik, ndërkohë që ajo po përpiqej ta ndihmonte që të ndalonte abuzimin me substanca narkotike.

Në kohën kur lidhja me Hallie u bë publike, ai veçse ishte duke dërguar mesazhe të pista me Elizabeth, duke i thënë se duhet të bëjnë dush së bashku.

Një mik i Hunter gjithashtu ka thënë për mediat se Hunter, Hallie dhe Elisabeth e shfrytëzuan shtëpinë e Beau për të bërë festa 24/7. /Lajmi.net/

Fotografi nudo që Hunter i dërgoi Elisabeth, ndërkohë që ishte në lidhje me Hallie