Publikohet pjesa e dytë e librit që trajton çështje nga rajoni i Vushtrrisë!

Është publikuar pjesa e dytë e librit "Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethin".

ShowBiz

24/12/2019 15:36

Në këtë libër, të historianit Jeton Sallahu,  janë trajtuar disa çështje të tjera që i kushtohen kulturës dhe historisë së rajonit të Vushtrrisë.

Ky është postimi i plotë i autorit:

Para dy vitesh kishte dalur pjesa e parë, në bashkautorësi, sot, doli pjesa e dytë. Në këtë të fundit kam trajtuar disa çështje të tjera që i kushtohen kulturës dhe historisë së rajonit të Vushtrrisë. Ç’është e vërteta pasuria e rajonit të sapozënë në gojë, është aq e madhe saqë gjithë jetën me u marrë me të nuk mjafton, sado që brendia e këtij Përmbledhësi kap mbi 200 referime të ndryshme.

Falënderime të veçanta atyre që ndihmuan profesionalisht, duke dhënë këshilla, mendime, materiale, përkthime…si, N. Rrahmani, Q. Namani, B. Xhema, A. Krasniqi, M. Hasanin, A. Sholla, e Shtëpisë Botuese “Faik Konica”, mirënjohje. Natyrisht dhe plotë të tjerëve!

Shenjë nderimi: Shqiptarëve t’Kosovës që kishin liruar shtëpitë e tyre për t’u bërë “shkolla” në vitet e 90-ta të shekullit 20. /Lajmi.net/