Publikohet një hulumtim: Me lejen e Faton Pecit, qytetarët e Kosovës po hanë krimba sa herë që blejnë peshk të ngrirë
Qytetarët e Kosovës po hanë krimba sa herë që blejnë peshk të ngrirë në markete. Kështu ka konstatuar hulumtimi i mediumit “Vox Kosova”, të cilët kanë publikuar dokumente në lidhje me këtë, transmeton lajmi.net. Në këtë hulumtim thuhet që peshku me krimba ishte vendosur të asgjesohej, por kjo nuk kishten ndodhur. Për më keq, as…

Lajme
Qytetarët e Kosovës po hanë krimba sa herë që blejnë peshk të ngrirë në markete.
Kështu ka konstatuar hulumtimi i mediumit “Vox Kosova”, të cilët kanë publikuar dokumente në lidhje me këtë, transmeton lajmi.net.
Në këtë hulumtim thuhet që peshku me krimba ishte vendosur të asgjesohej, por kjo nuk kishten ndodhur. Për më keq, as nuk ishte larguar nga tregu.
Ministria e Faton Pecit së bashku me Agjencinë e Ushqimit kishin konstatuar fillimisht peshkun e krimbosur, kishin marrë vendim për të asgjësuar dhe e kishin fituar këtë rast në Gjykatën
Komerciale, kishin dal me një njoftim që përkundër që peshku në Kosovë është duke u shitur me krimba, mudn të hahet nëse gatuhet në nëj temperaturë të caktuar.
Për të gjitha këto, përmes një sinjalizuesi të brendshëm, ishte i njoftuar ministri Faton Peci, thuhet në hulumtim.
Për më shumë shikojeni hulumtimin:
/lajmi.net/