Publikohet një dokument: Aktivisti i VV-së i dënuar në Maqedoni të Veriut me 7 vjet burg për prodhim dhe shpërndarje të drogës

Analisti i njohur, Lirim Mehmetaj përmes një postimi ka thënë se Flamur Sveçla, djali i axhës së Xhelal Sveçlës, është i dënuar me 7 vjet burgim për prodhim dhe shpërndarje të drogës nga Gjykata e Shkupit në Maqedoni të Veriut. Mehmetaj postimit ia ka bashkangjitur disa dokumente, shkruan lajmi.net “Në vendim të gjykatës thuhet edhe…

Lajme

05/06/2025 18:37

Analisti i njohur, Lirim Mehmetaj përmes një postimi ka thënë se Flamur Sveçla, djali i axhës së Xhelal Sveçlës, është i dënuar me 7 vjet burgim për prodhim dhe shpërndarje të drogës nga Gjykata e Shkupit në Maqedoni të Veriut.

Mehmetaj postimit ia ka bashkangjitur disa dokumente, shkruan lajmi.net

“Në vendim të gjykatës thuhet edhe se i njëjti ishte dëbuar për 10 vjet nga Maqedonia e Veriut. Vendimi ishte marrë në vitin 2018.”, ka shkruar ndër të tjera Mehmetaj në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Djali i axhës së Xhelal Sveçlës dhe aktivisti i Vetëvendosjes Flamur Sveçla i dënuar 7 vjet burgim për prodhim dhe shpërndarje të drogës…
Kur jemi te rasti i fundit i kartelit të drogës, mos të harrojmë se Flamur Sveçla, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe bash djali i axhës së Xhelal Sveçlës ishte dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Shkupit në Maqedoni të Veriut “për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe parapërbërësve”.
Në vendim të gjykatës thuhet edhe se i njëjti ishte dëbuar për 10 vjet nga Maqedonia e Veriut. Vendimi ishte marrë në vitin 2018.
P.S
Në foto vendimi për Flamur Sveçlën nga organet e rendit në Maqedoni të Veriut./lajmi.net/