Publikohet me videoklip kënga e shumëpritur “Akull” nga Capital T

Capital T ka publikuar në YouTube këngën e tij të re.

ShowBiz

23/11/2019 15:20

Capital T ashtu siç u premtoi fansave, lansoi këngën e tij më të re me titull “Akull”, shkruan lajmi.net.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet reperi, muzikën e bëri BO Beatz dhe Cano Milano, mix/masterin Lorenc Alija, kurse videoklipin Imagine Films.

Lidhur me këtë projekt, Capital T ka thënë se është ndër këngët më të veçanta të tij.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Capital T, “Akull”, e cila ka premisat e hitit. /Lajmi.net/

YouTube player