Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit kundër Andorrës dhe Anglisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka bërë publike sot listën e lojtarëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, kundër Andorrës dhe Anglisë. Në këtë grumbullim rikthehen në ekip sulmuesi Indrit Tuci dhe mbrojtësi Ardian Ismajli, ndërsa nuk figuron emri i Anis Mehmetit, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer me Bristol City, transmeton…

Sport

07/11/2025 10:08

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka bërë publike sot listën e lojtarëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, kundër Andorrës dhe Anglisë.

Në këtë grumbullim rikthehen në ekip sulmuesi Indrit Tuci dhe mbrojtësi Ardian Ismajli, ndërsa nuk figuron emri i Anis Mehmetit, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer me Bristol City, transmeton lajmi.net.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë më 13 nëntor si mysafire ndaj Andorrës, ndërsa më 16 nëntor pret Anglinë në stadiumin “Air Albania”./lajmi.net/