Publikohet lista e Shqipërisë për dy ndeshjet e ardhshme – Reja afron emra të rinj

Selektori i kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë.

Sport

28/05/2019 10:47

Në rrugëtimin e saj drejt EURO 2020, kombëtarja ‘kuq e zi’ do të ketë dy ndeshjet e radhës me 8 dhe 11 qershor.

Fillimisht, me datën 8, Shqipëria luan para tifozëve të saj, përballë kombëtares së Islandës, kurse më 11 qershor udhëton drejt Moldavisë.

Selektori Reja ka publikuar listën me 29 emrat e ftuar për këto ndeshje, ku shihen edhe disa emra të rinj.

Sipas njoftimit të FSHF, trajneri do të paraqitet në konferencë për shtyp me fillim nga ora 11, për të komentuar emëroren e zgjedhur.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën me emrat e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në dy ndeshjet e ardhshme. /Lajmi.net/