Publikohet lista e lojtarëve të Milan që do të zbarkojnë në Prishtinë

AC Milan përfundimisht do të zbarkojë në Prishtinë me datën 10 gusht për një miqësore luksi.

Sport

09/07/2019 14:19

‘Rossonerët’ do të përballen me Feronikelin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, që ka zgjuar interesim të madh te futbolldashësit kosovarë.

Pasi dje edhe zyrtarisht dolën biletat në shitje, sot është bërë e ditur edhe lista e lojtarëve që do marrin pjesë në këtë ndeshje, raporton lajmi.net.

Mes 22 futbollistëve të ftuar, spikasin emrat e Hakan Calhanoglu, Gianluigi Donnarumma, Krzysztof Piatek, Alessio Romagnoli dhe Susos.

Për këtë ndeshje ka pasur ankesa për çmimin e lartë të biletave, të cilat variojnë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro. /Lajmi.net/