Publikohet Lineup i Beerfest Kosova 2025
Beerfest Kosova 2025 publikon LINEUP-in zyrtar. Artistët kryesorë të këtij edicioni përfshijnë emra të njohur si: Majk, Yanina, Buta, Lluni, Melinda, Shaolin Gang, Rina Balaj, Captial T dhe shumë të tjerë që do të performojnë nga 14 deri më 17 Qershor 2025, Lokacioni i Beerfest Kosova edhe këtë vit është në Parkingun prapa Pallatit të…

Lajme
Beerfest Kosova 2025 publikon LINEUP-in zyrtar.
Artistët kryesorë të këtij edicioni përfshijnë emra të njohur si: Majk, Yanina, Buta, Lluni, Melinda, Shaolin Gang, Rina Balaj, Captial T dhe shumë të tjerë që do të performojnë nga 14 deri më 17 Qershor 2025,
Lokacioni i Beerfest Kosova edhe këtë vit është në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, aty ku ky festival organizohet vitet e fundit.
Organizatoret e Beerfest Kosova 2025 premtojnë një atmosferë më të madhe dhe më të pasur se kurrë më parë për të gjithë dashamirësit e muzikës live dhe adhuruesit e birrës.
Biletat janë në shitje dhe ju mos e humbni rastin të jeni pjesë e një prej festivaleve më të dashura të verës. Blini biletat këtu.
Për më shumë informata mbi artistët pjesëmarrës dhe programin e plotë të aktiviteteve, ndiqni rrjetet sociale të Beerfest Kosova në Facebook dhe Instagram.