Publikohet kontrata: Vëllau i Fitore Pacollit mori 100 mijë euro grant nga Faton Peci 4 ditë pasi hapi kompaninë

Ministri Faton Peci përpos punësimeve të familjarëve e miqve të shumtë që raportohet se ka bërë, duket se ka shpërblyer edhe me tenderë e grante njerëz të afërt të tij. Së fundi u bë publike kontrata ku vërtetohet se si ministri ia ndau vëllait të ministres Fitore Pacolli diku rreth 100 mijë euro. Kontratën publike…

Lajme

15/11/2024 16:59

Ministri Faton Peci përpos punësimeve të familjarëve e miqve të shumtë që raportohet se ka bërë, duket se ka shpërblyer edhe me tenderë e grante njerëz të afërt të tij.

Së fundi u bë publike kontrata ku vërtetohet se si ministri ia ndau vëllait të ministres Fitore Pacolli diku rreth 100 mijë euro.

Kontratën publike e bëri gazetari Lirim Mehmetaj përmes një postimi në Facebook.

“E gjeta kontratën e këtyre hajnave që tregon se si Faton Peci, i njohur si Faton Krimineli, ia ka nda vëllait të Fitore Pacollit 100 mijë euro (kishe me bashkëfinancim) ose ma saktësisht (97 mijë e 392 euro e 31 centë). Ngo militant veç pak. Dikush që punon në Kosovë dhe që e ka rrogën 400 euro, që pak a shumë është mesatarja e pagave në Kosovë, për me arrit te shifra 100 mijë euro, i duhet të punojë 250 muaj. Ose, saktësisht 20 vjet”, shkroi Mehmetaj.

Ai madje tha se një jetë punë e një punëtori të Kosovës, i ndahet Fitore Pacollit për një sekondë./Lajmi.net