Publikohet kontrata- 150 mijë euro nga Komuna e Prishtinës si “bashkëfinancim” për festivalin Sunnyhill
Numër i madh i turistëve erdhën në Prishtinë gjatë javës së kaluar. Padyshim se ardhja e tyre lidhje me festivalin Sunnyhill, i cili këtë herë u mbajt më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. Tri netë të gjata me performanca të veçanta nga yjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare bën që shumë njerëz të mblidhen…
Lajme
Numër i madh i turistëve erdhën në Prishtinë gjatë javës së kaluar.
Padyshim se ardhja e tyre lidhje me festivalin Sunnyhill, i cili këtë herë u mbajt më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
Tri netë të gjata me performanca të veçanta nga yjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare bën që shumë njerëz të mblidhen në vendin e njëjtë, në Bërnicë, aty ku edhe u zhvillua ky festival.
Por në mesin e shumë kritikave që dikur bëheshin në lidhje me vendosjen e këtij festivali në Bërnicë, dhënien e tokës për shfrytëzim dhe gjithçka tjetër sa kontribuoi Komuna e Prishtinës në organizim?
Sipas publikimit të kontratës, Komuna e Prishtinës ka ndarë 150 mijë euro si bashkëfinancim me negocim në lidhje me organizmin e festivalit në fjalë, transmeton lajmi.net.
Në të dhënat e publikuara në e-prokurim bëhet e ditur se kontrata e dhënë lidhet me shërbime të ndryshme.
Kontrata u publikua mbrëmë në orët e vona të mesnatës.
Sunnyhill festival arrin që çdo vit të mbledhë një numër të madh vizitorësh në Kosovë. Për dallim nga artistët e viteve të kaluara, këtë herë artistët kyç të tri netëve ishin ylli i muzikës pop Katy Perry, nata e dytë solli performancën e këngëtarit skocez Leeis Capaldi, ndërsa festivali u mbyll me spektaklin e DJ-it dhe producentit me famë botërore Martin Garrix.
Padyshim se edhe këtë vit në këtë spektakël nga afër nuk mungoi as Dua Lipa. Ajo për tri netë radhazi qëndroi afër artistëve e njerëzve të cilët zgjodhën të ndjekin këtë festival.
/Lajmi.net/
