Publikohet imazhi i Vesës me Lianin në plazh

Këngëtarja Vesa Luma muajt e fundit po qëndron në Zelandën e Re.

ShowBiz

16/02/2018 11:01

Nga atje, ajo po sjell vazhdimisht imazhe të reja përmes të cilave tregon se po shijon pushimet, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Vesa ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram në të cilën shfaqet në plazh bashkë me të birin.

Dyshja po shijonin ditën, teksa dukeshin shumë të lumtur në fotografinë e shkrepur në ditë plazhi për ta.

Sa i përket jetës profesionale, kujtojmë që Vesa ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri. /Lajmi.net/