Publikohet foto familjare e darkës së mikpritjes nga Familja Mbretërore për liderët e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet për herë të parë në Holandë (Hagë), me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në datat 24 dhe 25 qershor. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kryeministri Rama mori…

Lajme

25/06/2025 10:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet për herë të parë në Holandë (Hagë), me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në datat 24 dhe 25 qershor.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kryeministri Rama mori pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën e mikpritjes që dha Familja Mbretërore për liderët e NATO-s.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale edhe foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s, pjesëmarrës në këtë samit.

Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.

Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian, shkruan ATSH.

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të dakordohen për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune.