Publikohet formacioni i javës në Champions League – dominohet nga lojtarët e Real Madridit

Është publikuar formacioni i javës në Champions League, pas ndeshjeve gjysmëfinale.

Sport

05/05/2022 14:36

11-shja më e mirë për këtë javë dominohet nga lojtarët e Real Madridit, me pesë të tillë, e ndjekur nga Manchester City, Liverpool  dhe Villarreal.

“Los Blancos” triumfuan dje ndaj Manchester Cityt me rezultat 3-1, në një ndeshje dramatike e cila u zgjodh tek në vazhdime. Të dalluar në këtë sfidë ishin Courtois, Mendy, Militao, Rodrygo, Valverde.

Më poshtë, lajmi.net jua përcjell formacionin e javës pas ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League.

(4-3-3): Courtois; Cancelo, Nacho, Militao, F Mendy; Capoue, Fabinho, Valverde; Rodrygo, L Diaz, Bernardo. /Lajmi.net/