Publikohen votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta për Prishtinën – Kaq vota mori Rama e kaq Çeku
Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultatet për votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Prishtinës. Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pas numërimit të plotë të votave të personave me nevoja të veçanta, ka siguruar 108 vota,…
Lajme
Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultatet për votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Prishtinës.
Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pas numërimit të plotë të votave të personave me nevoja të veçanta, ka siguruar 108 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku, ka marrë 68 vota, raporton lajmi.net
Në anën tjetër, te votat me kusht, Hajrulla Çeku ka marrë 82 vota, ndërsa Përparim Rama ka siguruar 54./Lajmi.net/

