Publikohen rezultatet e fundit për COVID-19 te Napoli
Të Napoli të gjitha testimet e bëra në mëngjesin e ditës së mërkurë kanë dalë negativ.

Sport
Kështu njofton skuadra e Napolit, përmes një komunikate të lëshuar të mërkurën pasdite.
Sipas njoftimit të tyre, mungon vetëm testi i Stanislav Lobotka, i cili është duke u përpunuar.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattosso, ka disa ditë që është mbyllur, pasi ata kishin kontakte me Genoan, skuadër e cila ka mbi 17 raste pozitive.
Shkaku i kësaj situate, Napoli nuk ka zhvilluar ndeshjen e fundjavës kundër Juventusit.
Kujtojmë se pjesë e Napolit është edhe Amir Rrahamani, i cili nuk është lejuar të grumbullohet te Kosova për ndeshjet e tetorit./Lajmi.net/