Publikohen pamjet, momenti kur arrestohet Fatmir Sheholli në qendër të Prishtinës
Pas zhvillimit të hetimeve disamujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot hetuesit policorë kanë arrestuar Fatmir Shehollin nën dyshimet për spiunazh. I njëjti pak më parë është shoqëruar nga Policia, nga ku janë siguruar edhe pamjet. Ndryshe me aktvendim të Prokurorisë Speciale, ai është ndaluar për 48 orë dhe nga njësitet relevante të…

Lajme
Pas zhvillimit të hetimeve disamujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot hetuesit policorë kanë arrestuar Fatmir Shehollin nën dyshimet për spiunazh.
I njëjti pak më parë është shoqëruar nga Policia, nga ku janë siguruar edhe pamjet.
Ndryshe me aktvendim të Prokurorisë Speciale, ai është ndaluar për 48 orë dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale, njoftoi Prokuroria.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Lajmi.net/