Publikohen detaje të reja rreth sulmuesit të Stambollit

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ia ka mohuar lajmet e mëhershme se sulmuesi ishte i veshur në rroba të babagjyshit.

Bota

01/01/2017 16:27

“Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Yildirim duke iu përgjigjur pyetjeve se a ka qenë sulmuesi i veshur në rroba të babagjyshit, transmeton Express.

Sumuesi po ashtu e ka lënë armën në vend të ngjarjes.

Yildirim ka thënë se sulmuesi i klubit të natës në Stamboll e ka lënë revolën në vend të ngjarjes, para se të ikte./Express/