Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot dhe nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës për datat 21 dhe 22 qershor 2026. Sipas njoftimit të ministrisë, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel) – 1.39 euro për litër; Benzina – 1.33 euro për litër; Gasi –…

Lajme

21/06/2026 09:50

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës për datat 21 dhe 22 qershor 2026.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimet maksimale të lejuara janë:

Nafta (dizel) – 1.39 euro për litër;

Benzina – 1.33 euro për litër;

Gasi – 0.67 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend gjatë periudhës së përcaktuar nga ministria./Lajm.net/