Publikisht e ofendoi e në privat i kërkonte një mundësi kontakti- Santiana e bën “hor” komentuesin, ka edhe një mesazh për fund
Ish-banorja e formatit televiziv Big Brother Vip Kosova 2, Santiana Maloku, së fundi ka bërë një reagim publik. Edhe ajo si shumica e figurave të tjera publike është përballur me ngacmime, ofendime e kritika të ndryshme përmes rrjeteve sociale dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për një person i cili njëherë e ofendoi në një postim…
ShowBiz
Ish-banorja e formatit televiziv Big Brother Vip Kosova 2, Santiana Maloku, së fundi ka bërë një reagim publik.
Edhe ajo si shumica e figurave të tjera publike është përballur me ngacmime, ofendime e kritika të ndryshme përmes rrjeteve sociale dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për një person i cili njëherë e ofendoi në një postim të sajin, e që i njëjti doli të jetë vizitor i shpeshtë i chatit të mesazheve të së njëjtës.
Kundërshtimet mes asaj që e tha publikisht, dhe asaj që ia shkruante në privat e bën Santianën të reagonte.
Hiq më pak se sa publikime në instastory me emër e mbiemër, mesazhe e çdo gjë tjetër.
Madje ajo u përkujdes që ta përmendte të njëjtin edhe me një “mention” të profilit të tij.
E në fund ajo pati një mesazh edhe për secilin individ tjetër që synon qasje të njëjtë.
“Një mashkull tipik shqiptar. Edhe ju tjert rujuni kush mshkrun, se krejtve hor ju boj”, tha ajo./Lajmi.net