Publikimi i shpejtë i rezultateve nga KQZ, ambasada britanike ndihmoi në zhvillimin e softwerit zgjedhor
Ambasada britanike në Prishtinë është shprehur e kënaqur që po bashkëpunojnë me BAE Systems Digital Intelligence dhe Arcus Security për zhvillimin e softwerit zgjedhor dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës zgjedhore. Ekipi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u falënderua për “punën e palodhur dhe bashkëpunimin e shkëlqyer”. “Falënderime për partnerët tanë dhe për ekipin…

Lajme
Ambasada britanike në Prishtinë është shprehur e kënaqur që po bashkëpunojnë me BAE Systems Digital Intelligence dhe Arcus Security për zhvillimin e softwerit zgjedhor dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës zgjedhore.
Ekipi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u falënderua për “punën e palodhur dhe bashkëpunimin e shkëlqyer”.
“Falënderime për partnerët tanë dhe për ekipin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për gjithë punën e palodhur dhe bashkëpunimin e shkëlqyer për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe transparent, si dhe për të mundësuar publikimin e shpejtë dhe të saktë të rezultateve në kohë reale”, thuhet në një postim të ambasadës britanike në Facebook.