“PUBG” vjen me një version të ri, këto janë ndryshimet

Versioni më i fundit i PUBG vjen me karakteristika të reja si HDR, ndryshime në IOS dhe të tjera.

Fun

26/07/2019 12:27

Gjithashtu sjell edhe sezonën e 8 në telefona. Ja se cilat janë të rejat nga kjo lojë.

PUBG mobile, ka lansuar versionin e fundit këtë të javë. PUBG mobile 0.13.5 version vjen me karakteristika dhe përmirësime si dhe me  “Sezonën e 8”. Ky version është në dispozicion në platformat Android dhe Ios.

Versioni i ri vjen me disa përmirësime të rëndësishme. PUBG Mobile më në fund është në dispozicion në HDR. Po ashtu, sjell edhe përmirësime në telefonat IOS, transmeton lajmi.net.

Po ashtu në “Sezonën e 8” të këtij versioni do të ketë shumë ndryshime, si psh veshje dhe aksesorë të ujit dhe ndryshime të tjera në armë që do i shihni në videon më poshtë.

YouTube player