PTK’në e bllokuan matrapazët
Adem Grabovci thotë se bllokimi i procesit të privatizmit të PTK’së u intereson vetëm matrapazëve. Sipas tij, ekonomia e Kosovës do të humbë për shkak të vendimit të djeshëm të Kuvendit.

Lajme
Deputetët që bllokuan procesin e privatizimit të 75 përqind të aksioneve të PTK’së, për Adem Grabovcin, janë matrapazë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, në një deklaratë për Top Channel, është shprehur i zemëruar për faktin se opozita në Kuvend nuk e mbështeti planin e Qeverisë për ta privatizuar PTK’në në pako me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Kjo, sipas Grabovcit, do t’i shkaktojë dëme ekonomisë së Kosovës.
“Ju garantoj që dështimi i këtij procesi, ekonominë e Kosovës do ta dëmtojë me dhjetëra, për të mos thënë edhe qindra milionë, që për buxhetin e Kosovës janë tepër tepër shumë”.
“Për këtë arsye kam qenë i angazhuar me tërë kolegët që ky proces të zhvillohet dhe të ecë para”.
“Për ne ka përfunduar, mbetet në mbledhjen e kryesisë të merret ndonjë vendin, kjo në përputhje me vendimin që merr komiteti ndërministror por edhe me institucionet e tjera”.
“Nuk do kërkoj, nuk kam nevojë të kërkojë seancë… kjo që ka ndodh edhe në seancën e djeshme dëshmon moseriozitetin e iniciuesve për formimin e komisionit hetimor, sepse nuk ka qenë qëllim që të hetohet si ka qenë procesi por ka qenë i pastër politikë për të bllokuar një proces që nuk guxon të bllokohet nga askush”.
“Bllokimi i këtij procesi u intereson vetëm matrapazëve”, tha Grabovci.