Psikiatri që u arrestua në Tiranë për përndjekjen e moderatores, raportohet se punon në QKUK me fëmijë
Psikiatri Behar Kamberi nga Kosova, është arrestuar në Tiranë, pasi që i njëjti dyshohet ta ketë përndjekur moderatoren e Radio Televizionit Shqiptar, Albana Bejko. Behar Kamberi, tashmë i arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë, raportohet se punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si psikiatër i fëmijëve dhe adoleshentëve. Siç është raportuar dhe ka…

Lajme
Psikiatri Behar Kamberi nga Kosova, është arrestuar në Tiranë, pasi që i njëjti dyshohet ta ketë përndjekur moderatoren e Radio Televizionit Shqiptar, Albana Bejko.
Behar Kamberi, tashmë i arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë, raportohet se punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si psikiatër i fëmijëve dhe adoleshentëve.
Siç është raportuar dhe ka mësuar lajmi.net, Kamberi disa herë me radhë është denoncuar në Policinë e Kosovës për vepra të njëjta penale, përndjekje të vazhdueshme.
Ai dyshohet të ketë përndjekur një numër të madh të grave dhe vajzave, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këtë, lajmi.net ka dërguar pyetje në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ku ka pyetur nëse të njëjtit janë informuar për këto përndjekje të tij, dhe nëse i njëjti është pjesë e stafit të QKUK, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti, nuk kemi marrë përgjigje.
Siç kanë raportuar mediat në Tiranë. psikiatri nga Kosova, Behar Kamberi është arrestuar dhe ndodhet aktualisht i ndaluar në një qendër paraburgimi, pasi u kap nga efektivët e policisë.
Sipas mediave në Shqipëri, moderatorja e kishte planifikuar skenën, duke e ftuar Kamberin në takim në një zonë të Tiranës. Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Policisë së Shtetit në Shqipëri.
Hetimet për rastin do të vazhdojnë.