PSHDK në Gjakovë ndërpret koalicionin me AAK-në
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës – Dega në Gjakovë ka njoftuar shkëputjen përfundimtare të bashkëpunimit dhe koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ardian Gjini. Në një komunikatë zyrtare, PSHDK thotë se ky vendim erdhi pas shkeljeve të rënda të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, keqmenaxhimit të buxhetit komunal, diskriminimit në investime dhe margjinalizimit…

Lajme
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës – Dega në Gjakovë ka njoftuar shkëputjen përfundimtare të bashkëpunimit dhe koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ardian Gjini.
Në një komunikatë zyrtare, PSHDK thotë se ky vendim erdhi pas shkeljeve të rënda të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, keqmenaxhimit të buxhetit komunal, diskriminimit në investime dhe margjinalizimit të përfaqësuesve të saj institucionalë.
Partia shprehet e vendosur të vazhdojë angazhimin në ndërtimin e një alternative politike që i shërben interesit të qytetarëve.