PSG triumfon ndaj Brest, por nuk mjafton për titull

PSG ka arkëtuar pikët e plota ndaj Brest, por të pamjaftueshme për titull.

Sport

23/05/2021 22:53

“Parisienët” fituan me rezultat 0 -2, por humbën titullin pasi Lille mposhti Angers, shkruan lajmi.net

Di Maria realizoi në mënyrë të mrekullueshme nga korneri për të ndryshuar epërsinë (37′).

Ndërsa, Kylian Mbappe realizoi golin e dytë dhe të fundit në këtë takim (71′).

Pavarësisht fitore, PSG e mbyll sezonin në pozitën e dytë me 82 pikë, një më pak se kampioni i ri i Francës, Lille.

Ndërkohë, pozitën e tretë në Ligue 1 e zuri Monaco./Lajmi.net/