PSG publikon listën e lojtarëve për LK ndaj Barçës, mungojnë Neymar dhe Di Maria
Paris Saint Germain është duke mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Barcelonën.
Sport
PSG do të ndeshet me Barcelonën në Parc des Princes në kuadër të Ligës së Kampionëve nesër, transmeton lajmi.net.
Trajneri i PSG-së, Maurizio Pochettino, nuk do të ketë në dispozicion tre futbollistët kryesorë të formacionit baze.
Fjala bëhet për Neymar, Di Marian dhe Juan Bernat, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Barcelonës.
Ndërkohë, Verratti është rikthyer dhe është gati për këtë ndeshje.
Pochettino do të ketë 22 lojtarë të gatshëm për këtë ndeshje, kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga “Poch”./Lajmi.net/
Le groupe parisien pour ce #FCBPSG ! ??
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 15, 2021