PSG nis bisedimet me Real Madrid për Varanen

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për mbrojtësin Rapahel Varane.

Sport

20/06/2021 13:56

Sipas ‘Foot Mercato’, PSG e ka kontaktuar Real Madridi në lidhje më një transferim të mundshëm të Varanes në afatim kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

28- vjeçari priet të largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë verë, pasi ka refuzuar ta vazhdojnë kontratën me ‘Mbretërit’.

“Los Blancos”, dëshirojnë ta mbajnë mbrojtësin, por dëshira e tij është për tu larguar dhe po vlerëson ofertat për sezonin e ardhshëm.

Përveç PSG, interesim për francezin kanë shfaqur edhe Man Utd dhe Man City. /Lajmi.net/