PSG në bisedime të avancuara me Ramos

Klubi francez Paris Saint-Germain është afër transferimit të mbrojtësit Sergio Ramos.

Sport

01/07/2021 13:57

Sipas ‘ESPN’, PSG janë afër transferimit të Ramos si futbollist i lirë gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi nuk e vazhdoi kontratën me Real Madrid dhe u largua pas 16 sezonesh, ku fitoi trofe të shumtë.

Interesim për 35-vjeçarin kanë shfaqur edhe Man Utd, Bayern Munchen, Man City, por duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Franca.

Thuhet se transferimi i spanjollit te gjiganti francez mund të kompletohet gjatë ditëve të ardhshme. /Lajmi.net./