PSG në bisedime me Pogban

Klubi francez Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për mesfushorin e Man Utd Paul Pogba.

Sport

04/07/2021 15:13

Sipas ‘Foot Mercato’, PSG është në bisedime me Pogbam në lidhje me një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka kontratë me Man Utd deri në qershor të vitit 2022, dhe ende nuk ka shprehur intresim që ta rinovoj kontratën.

Interesim për francezin ka shfaqur edhe Juventus, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ mund ta shesin atë gjatë kësaj vere nëse nuk rinovon, në mënyrë që të mos e humbin vitin e ardhshëm me parametra zero.

28-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 42 paraqitje me fanellën e United në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola dhe nëntë asistime. /Lajmi.net/