PSG largohet nga gara për Haaland

PSG është larguar nga gara për yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

22/11/2021 17:39

Me “Parisienët” që më shumë gjasa do humbasin Kylian Mbappe si agjent të lirë në verë, Haaland është përmendur si pasuesi adekuat për fituesin e Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, PSG do duhej të garonte me top klubet e tjera, si Manchester United, City dhe Real Madrid për norvegjezin, që ka klauzolë lirimi që aktivizohet në verën e vitit 2022.

Sipas El Nacional, PSG ka hequr dorë prej yllit të Dortmundit dhe e gjitha shkaku i komisionit të madh që kërkon agjenti Mino Riola në këmbim.

Raporti shton se sulmuesi i Fiorentinas, Dusan Vlahovic është zgjedhja e parë për Mbappe, me serbin që ka refuzuar rinovimin me klubin italian.

Klubet e interesuara për Haaland tashmë e dinë që transferimi i tij do kushtojë plotë 300 milionë euro, nëse përfshihen pagat, qëndrimi dhe klauzola e lirimit./Lajmi.net/