PSG kërkon Luizin

Paris Saint-Germain është duke përgatitur ofertë për transferimin e qendërmbrojtësit të Chelseas, David Luiz, gjatë afatit kalimtar të verës. Gjiganti nga Ligue 1 kërkon yllin brazilian dhe beson se mund të sigurojë shërbimet e tij, pavarësisht interesimit nga kampioni i Spanjës, Barcelona, raporton Metro. Luiz, i cili iu bashkua Chelseas nga Benfica në janar 201,…

Sport

15/02/2014 10:22

Paris Saint-Germain është duke përgatitur ofertë për transferimin e qendërmbrojtësit të Chelseas, David Luiz, gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjiganti nga Ligue 1 kërkon yllin brazilian dhe beson se mund të sigurojë shërbimet e tij, pavarësisht interesimit nga kampioni i Spanjës, Barcelona, raporton Metro.

Luiz, i cili iu bashkua Chelseas nga Benfica në janar 201, ka luajtur rregullisht në ekipin e Jose Mourinhos këtë sezon, edhe pse besohet se Special One mund të jetë i interesuar për shitjen e tij nëse oferta është e bujshme.

Trajneri i Barcelonës, Tata Martino dhe drejtori sportiv Andoni Zubizarreta kanë përcjell 26-vjeçarin në gjashtë muajt e fundit dhe thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 22 milionë funte.

Mirëpo, PSG, i përkrahur nga Qatar Sports Investments ka shpenzuar shumë në edicionet e fundit dhe lehtë mund të ofrojë më tepër se gjiganti katalan.